Skip Navigation LinksCSL home > Library > Document

PROJEKTI LISTA E BARDHË: POLITIKAT E BE-SË PËR UDHËTIMI...

w

Projekti Lista e Bardhë: Politikat e BE-së për Udhëtimin pa Viza për Ballkanin Perëndimora

9 pages, pdf
 Download Back

PROJEKTI LISTA E BARDHË
Politikat e BE-së për Udhëtimin pa Viza për Ballkanin Perëndimora



Publisher: Kosovar Stability Initiative (IKS)
, Kosovo

Date: 2008

Volume: 9 pages, pdf


Description

Kur bëhet fjalë për BE-në, njëra prej dëshirave më të mëdha të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor, përveç anëtarësimit në BE, është udhëtimi pa viza. Për vite me radhë, ky ka qenë një synim i pakapshëm. Sot, për të hyrë në zonën e Shengenit, e cila e mbulon pjesën më të madhe të Bashkimit Evropian, qytetarët e Ballkanit Perëndimor duhet të marrin vizë të qëndrimit të shkurtër në njërën prej ambasadave apo konsullatave të 24 shteteve të zonës së Shengenit. Procedura e aplikimit për vizë merr kohë, kushton dhe është përplot stres. Kjo përfshin edhe pritjen e gjatë në rend, mbledhjen e shumë dokumenteve e madje edhe rrezikun e refuzimit të kërkesës për vizë. E gjithë kjo e vështirëson planifikimin e udhëtimit. Politika për reforma pro-evropiane në rajon dhe përpjekjet e evropianëve të interesuar në stabilizimin dhe integrimin e tërë rajonit të Ballkanit, përmbajnë në vete edhe një kosto të lartë politike. Politikisht është absurde që BE-ja iu ka premtuar ardhmëri evropiane vendeve të Ballkanit Perëndimor, derisa në të njëjtën kohë u vështirëson 20 milion qytetarëve të tyre ta vizitojnë BE-në dhe të mësojnë se çka është Evropa. Ata e shohin këtë si refuzim, dhe pyeten nëse e ardhmja evropiane e vendit të tyre është e vërtetë për shkak të faktit se BE-ja nuk dëshiron t’i pranoj ata as si turistë. Ata poashtu e shohin këtë si qasje diskriminuese: pse shtetasit e Kroacisë kurrë nuk e kishin problem të udhëtojnë në BE pa vizë madje edhe në fillim të viteve të 90-ta, derisa ky është problem i patejkalueshëm për qytetarët e Maqedonisë dhe Shqipërisë sot? Pse kroatët e Bosnjës, të cilët shpesh i kanë nga dy pasaporta, mund të udhëtojnë pa kufizime me pasaportën e tyre kroate, derisa fqinjët e tyre boshnjak nuk mund ta bëjnë këtë? Pse BE-ja ishte në gjendje t’i shfuqizoj kufizimet e vizave për Bullgarinë në vitin 2001, por akoma nuk mund ta bëjë të njëjtën gjë për një kandidat zyrtar për anëtarësim në BE siç është Maqedonia në vitin 2008?