Skip Navigation LinksCSL home > Library > Document

MONITORUESI I KORRUPSIONIT: RAPORTI I MONITORIMIT MBI A...

w

Monitoruesi i Korrupsionit: Raporti i Monitorimit mbi Aktivitetet e Institucioneve Publike të Kosovës në Luftë kundër Korrupsionit, Raporti i - III - April 2010

10 pages, pdf
 Download Back

Raporti i - III - | Për Muajin PRILL 2010
MONITORUESI I KORRUPSIONIT
Raporti i Monitorimit mbi Aktivitetet e Institucioneve Publike të Kosovës në Luftë kundër Korrupsionit


 

Publisher: FOL Movement, Kosovo

Date: April 2010

Volume: 10 pages, pdf


Description

Këshilli Gjyqësor i Kosovës, i cili vepron në kuadër të sistemit gjyqësor, nuk ka shënuar ndonjë aktivitet të veçantë gjatë muajit prill në luftë kundër korrupsionit. Ky institucion, i cili tashmë funksionon me një përbërje të re të anëtarëve të Këshillit, nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim apo vendim specifik në muajt e fundit në drejtim të luftimit të korrupsionit në vend. KGJK-ja, e cila menaxhon gjykatat, punon në kushte të pavolitshme të punës, gjë që pamundësojnë grumbullimin e informatave në kohë dhe në mënyrë elektronike. Edhe në muajin prill, sikundër edhe në muajin e kaluar, Lëvizja FOL ka insistuar të ketë informacion për secilin gjykim që është mbajtur në gjykatat e Kosovës, që ka të bëjë me veprat penale që ndërlidhen me korrupsionin, mirëpo një gjë e tillë ka qenë e pamundur të realizohet. Por, e tëra që mund të ofrohet në këto kushte nga zyrtarët e Zyrës së Statistikave në këtë institucion, janë të dhënat rreth punës së gjykatësve në gjykimin e vetëm tri llojeve të veprave penale korruptive: marrje të ryshfetit, dhënie të ryshfetit, si dhe shpërdorim të detyrës zyrtare. Këto të dhëna janë siguruar vetëm për muajin mars 2010. Sipas këtyre të dhënave, rezulton se gjatë marsit janë pranuar katër (4) raste të reja, janë zgjidhur tetë (8) raste, ndërsa në fund të këtij muaji, kanë mbetur të pazgjidhura gjithsej 143 raste korruptive. Pra, meqenëse nuk ekziston një formë e duhur e sigurimit të të dhënave, për gjykimin e këtyre rasteve, rrjedhimisht është e pamundur të bëhet një prezantim real i punës apo mos punës së gjykatësve. Arsyeja për një fakt të tillë, mbetet se të dhënat nga gjykatat e Kosovës, sigurohen ende në mënyrë manuale, dhe përmbledhja e tyre nuk bëhet në çdo muaj.