Skip Navigation LinksCSL home > Library > Document

UDHËZUES PËR TRANSPARENCËN NË KOMUNA

w

Udhëzues për transparencën në komuna

24 pages, pdf
 Download Back

Udhëzues për transparencën në komuna

 

Publisher: Emancipimi Civil Ma Ndryshe (EC MA Ndryshe), Kosovo

Date: April 2014

Volume: 24 pages, pdf


Description

Organizata jo-qeveritare EC Ma Ndryshe e ka hartuar këtë dokument me qëllim të prezantimit të obligimeve dhe detyrimeve ligjore të pushtetit lokal për transparencë dhe llogaridhënie. Krahas kësaj, me anë të këtij dokumenti synohet të jepet një pasqyrë e gjendjes në komuna, në kuptim të zbatimit të obligimeve dhe detyrimeve të komunave në fushën e transparencës dhe llogaridhënies. Transparenca, pjesëmarrja qytetare, vendimmarrja dhe demokracia lokale janë procese të ndërlidhura. Si të tilla, çalimi në njërën nga këto elemente, nënkupton shkëputje nga procesi. Për këtë arsye, nëse një autoritet lokal synon të zbatojë në realitet demokracinë lokale, ai duhet të kujdeset maksimalisht për arritjen e standardeve të transparencës, të sigurojë pjesëmarrjen e qytetarëve, të merr në konsideratë mendimet e qytetarëve gjatë vendimmarrjes dhe përsëri në fund të jetë transparent ndaj qytetarëve mbi vendimet e marra. Në të njëjtën kohë vendimmarrja transparente ngushton hapësirën për veprime të dyshimta të zyrtarëve komunalë, në çështjet e menaxhimit të buxhetit, pronës dhe aseteve publike.