|
Analizë e shkurtë: Ku është kalldrëmi i Prizrenit?
16 pages, pdf
Download
Back
|
ANALIZË E SHKURTË
Ku është kalldrëmi i Prizrenit?
Publisher: Emancipimi Civil Ma Ndryshe (EC MA Ndryshe), Kosovo
Date: 2014
Volume: 16 pages, pdf
Description
Prizreni, si qendër urbane, prej shekujsh dallohet me karakteristikat arkitektonike të saj. Përgjatë historisë qyteti është ndërtuar me materiale tradicionale, në mesin e të cilave kalldrëmi përbën identitetin historik të rrugëve e rrugicave të tij. Si i tillë, kalldrëmi i ka dhënë karakter dhe hijeshi shesheve e rrugëve të Prizrenit në të kaluarën, dhe vazhdon ta bëj këtë edhe sot e kësaj dite në pjesët e mbetura. Kjo kulturë e shtresuar gjatë shekujve, që është trashëguar deri në ditët e sotme, është ballafaquar me rrezikun e zhdukjes nga rrugët e Prizrenit për shkak të intervenimeve në emër të zhvillimit të infrastrukturës moderne, duke injoruar në tërësi pjesën identitare të qendrës urbane e historike të qytetit. Madje, pushteti lokal i ka ndërmarrë këto veprime me një qasje autoritative, pa asnjë debat gjithëpërfshirës dhe me bindjen se vetëm establishmenti komunal e di se çka është më e mira për qytetin dhe qytetarët. Si pasojë e kësaj qasjeje, në vitet e pasluftës, në disa rrugë qendrore të Prizrenit është larguar kalldrëmi dhe është zëvendësuar me asfalt. Në emër të lehtësimit të qarkullimit rrugor të automjeteve është sakrifikuar një nga elementet e identitetit historik të qytetit. Dhe kalldrëmi i larguar është depozituar në dy lokacione, me evidencë që nuk shquhej për saktësi. Ndërkohë historia e vendimmarrjes për largimin e kalldrëmit bashkë me projektet e hartuara do të shlyhej nga memoria institucionale e komunës së Prizrenit shkaku i zjarrit që kishte kapluar ndërtesën e administratës lokale. Ky raport, më shumë vjen si një kontribut në drejtim të promovimit të vlerës së kalldrëmit, dokumentimit të dëmit që i është shkaktuar qytetit me largimin e tij nga rrugët qendrore, parashtrimit të nevojës për ruajtjen e tij dhe eventualisht hapjen e debatit për rikthimin e këtij materiali në përdorim së paku në zonën qendrore të Prizrenit.