Skip Navigation LinksCSL home > Library > Document

REZULTATE NGA HULUMTIMI PËR JETËN KULTURORE NË. KOMUNËN...

w

Rezultate nga Hulumtimi për jetën kulturore në. Komunën e Prizrenit

34 pages, pdf
 Download Back

Rezultate nga Hulumtimi për jetën kulturore në
KOMUNËN E PRIZRENIT


Publisher:
Teatri ODA, Kosovo

Date: 2011

Volume: 34 pages, pdf


Description

Qëllimi i përpilimit të këtij raporti mbi rezultatet e hulumtimit në komunën e Prizrenit është që në mënyrë konkrete të na njoftoj me jetën kulturore në këtë Komunë dhe përmes përcaktimit të situatës aktuale të ndihmoj në procesin e planifikimit të strategjisë për zhvillimin e kulturës. Pra, në këtë aspekt qëllimi i projektit tonë është të ndihmojmë komunat që të planifikojnë strategji të cilat do të kultivonin me tutje vlerat e qytetarëve të tyre. Hulumtimi u realizua në Komunën e Prizrenit në periudhën Qershor – Dhjetor 2010 nga OJQ ODA, me përkrahje të vazhdueshme nga Z. Urim Ukimeri, koordinator i sektorit për kulturë dhe Z. Valon Xhabalit nga OJQ “Ec ma ndryshe”. Në hulumtimin janë përfshirë Kryetari i Komunës së Prizrenit, përfaqësues të strukturave komunale, përfaqësues të organizatës Rrjeti Rinor, artistët e sferave të ndryshme kulturore si dhe 450 qytetarë të cilët jetojnë në këtë komunë. Ky hulumtim është pjesë e Projektit tre vjeçar “Kulturë për/nga të gjithë” në të cilin përveç Novobërdës, Gjilanit dhe Prizrenit, si përfaqësues të Republikës së Kosovës, marrin pjesë edhe tri komuna nga Maqedonia.
Raporti mbi rezultatet hulumtimit është realizuar në Partneritet me Qendrën për arte skenike “Multimedia” nga Shkupi. Partner Lokal është Komuna e Prizrenit dhe OJQ “Ec ma ndryshe”.