Skip Navigation LinksCSL home > Library > Document

Ç’ËSHTË NATO?

w

Ç’është NATO?

13 pages, pdf
 Download Back

 

Ç’është NATO?

Publisher: QEVERIA E MALIT TË ZI Ekipi bashkërendues për implementimin e Strategjisë komunikuese për integrimet euro-atlantike`m

Volume: 13 pages, pdf

Description:

Aleanca Veri-Atlantike (NATO-North Atlantic Treaty Organization) është pakt i 26 vendeve nga Amerika Veriore dhe Evropa, i përkushtuar përmbushjes së objektivave të Traktatit veri-atlantik të nënshkruar me 4 prill të vitit 1949 ne Uashington. Në përputhje me traktatin, objektiv themelor i NATO-s është që të ruaj dhe të mbroj sigurinë e vendeve anëtare, qoftë me mjete politike, qoftë me ato ushtarake dhe të mundësojnë mbrojtjen e vlerave të përbashkëta themelore: demokracisë, lirive të njeriut, solidaritetit, mirëqenies, paqes, stabilitetit dhe pushtetit të së drejtës.

Vendet anëtare të NATO-s janë: Belgjika, Bullgaria, Kanadaja, Çekia, Danimarka, Estonia, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Islanda, Italia, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Holanda, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Rumania, Sllovakia, Spanja, Turqia, Britania Madhe dhe SHBA-ja. Nga vendet anëtare të NATO-s, Turqia, Islanda e Norvegjia nuk janë anëtare të BE-së. Nga vendet anëtare të BE-së anëtare të NATO-s nuk janë Austria, Suedia, Finlanda, Irlanda (në Partneritetin për Paqe), Qiproja dhe Malta.

Qëllim themelor i Aleancës Veri-Atlantike është që të ofroj mbrojtjen e lirisë dhe sigurisë të të gjitha vendeve anëtare në Evropë dhe në Amerikën Veriore në përputhje me parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara. Për te realizuar këtë, Aleanca zhvillon dhe shfrytëzon si ndikim politik ashtu edhe kapacitetet e veta ushtarake, varësisht nga natyra e kanosjeve ndaj sigurisë, me të cilat përballen shtetet anëtare të Aleancës. Ashtu siç ndryshoi ambienti strategjik përreth, ashtu ndryshoi edhe mënyra me të cilën Aleanca reagon në këto sfida ndaj sigurisë. Ajo vazhdon të ruaj stabilitetin anekënd rajonit euroatlantik dhe transformohet për tu bërë ballë me sukses kanosjeve të reja siç janë terrorizmi dhe sfidat e tjera ndaj sigurisë, që tejkalojnë larg sferën e saj të përgjegjësisë.