Skip Navigation LinksCSL home > Library > Document

KOSOVA DHE BOTA ARABE

w

Kosova dhe Bota Arabe

66 pages, pdf
 Download Back

 

Kosova dhe Bota Arabe


Publisher: Kosovo Foundation for Open Society (KFOS)

Volume: 66 pages, pdf

Description

Si reagim ndaj nevojës urgjente për një kampanjë efektive dhe proaktive për imazhin ndërkombëtar të Kosovës, Forumi 2015 inicioi procesin e përmirësimit të imazhit të Kosovës jashtë vendit. Në këtë drejtim, Forumi 2015 ka përgatitur analizën mbi paragjykimet më të mëdha rreth Kosovës që promovohen nga media e huaj mbi realitetit pas pavarësisë. Paralelisht, një kampanjë e diplomacisë civile synon mobilizimin e potencialit intelektual rreth Forumit 2015 për përmirësimin e imazhit të Kosovës në vende të ndryshme të botës, që janë skeptike rreth pavarësisë dhe të informuar keq si pasojë e anti-kampanjave të forta. Hap i parë ishte dërgimi i një grupi të intelektualëve Kosovarë në Amman të Jordanisë për të themeluar kontakte dhe mbajtur takime me intelektualë me ndikim dhe aktivistë të shoqërisë civile në botën arabe. Gjatë kësaj vizite, Forumi 2015 në bashkëpunim me Al-Quds Center for Political Studies, organizoi konferencën “Kosova dhe bota Arabe”, duke i tubuar 60 personalitete me ndikim nga Jordani, Egjipti, Libani, Siria dhe vendet tjera arabe. Konferenca në Amman u prit mjaft pozitivisht nga bota arabe, duke reflektuar edhe një herë mbi mungesën e kanaleve të komunikimit mes Kosovës dhe kësaj pjese të botës.