Skip Navigation LinksCSL home > Library > Document

ZHVILLIMET URBANE

w

Zhvillimet Urbane

62 pages, pdf
 Download Back

 

Zhvillimet Urbane

 

 Publisher: Kosovo Foundation for Open Society (KFOS)

Volume: 62 pages, pdf

Description

Ky edicion i “Revistës Evropiane” do të merret me planifikimin dhe zhvillimet hapësinoreurbane, në nivelin lokal dhe rajonal. Me këtë edicion të gjashtë tentohet të kontribuohet në ngritjen e vetëdijes së opinionit të gjerë në tërë këto koncepte shumë të rëndësishme për planerët gjithandej botës, porse shumë pak të njohura për opinionin e gjerë profesional kosovar. Kjo posaçërisht është shumë e rëndësishme kur kemi të bëjmë me integrimet evropiane dhe ndikimin e së planifikuarës për një zhvillim të qëndrueshëm të një hapësire, zhvillimit ekonomik, mjedisor dhe social. Integrimi evropian karshi planifikimeve hapësinoreurbane; zhvillimeve hapësinoreurbane Konceptet e planifikimit dhe të zhvillimit hapësinor dhe urban, si formë dhe nocion, për shumicën e popullatës janë të ngjashme, nëse jo të njëjta, nuk ekziston dallim. Sfidat e zhvillimeve hapësinore dhe urbane kanë të bëjnë me sfidat ditore, duke u nisur prej atyre politike, zhvillimore, mjedisore, energjetike, sfidat e bashkëpunimit ndërfqinjësor dhe ndërkombëtar, atyre në sferën e zhvillimit të arsimit, banimit, zhvillimit të infrastrukturës, si dhe të çështjeve të investimeve kapitale dhe buxhetore.